Foto: Prishtina nis procedurën për urën 10-milionëshe në Veternik

Prishtina nis procedurën për urën 10-milionëshe në Veternik

Komuna e Prishtinës ka hapur procedurën e prokurimit për ndërtimin e një ure në Veternik, projekt që përfshin një mbikalim dhe një nënkalim për vetura e automjete mbi “Rrugën A”.

Sipas njoftimit për kontratë, projekti do të realizohet në bashkëfinancim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI). Vlera e parashikuar e kontratës është 10 milionë euro.

Parashihet që punët të përfundojnë brenda 150 ditësh nga dhënia e kontratës. Për operatorët ekonomikë kërkohet, ndër të tjera, përvojë në projekte të ngjashme infrastrukturore në vlerë prej së paku 15 milionë eurosh. Njëri prej projekteve të mëparshme duhet të jetë ndërtimi i një ure me vlerë minimale prej 3 milionë eurosh.