Arbër Gashi vdes në Finlandë, disa orë pas protestës në Helsinki
Arbër Gashi, 34-vjeçar nga Kosova, ka ndërruar jetë në Finlandë disa orë pasi kishte marrë pjesë në protestën e mbajtur në Helsinki.
Sipas një postimi të Albi Zogianit, Gashi kishte marrë pjesë në protestë dhe, disa orë më vonë, kishte ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Finlandë.
Vdekja e tij është bërë e ditur përmes njoftimit për 34-vjeçarin. Detaje të tjera për rrethanat e vdekjes nuk janë përfshirë në informacionin e bërë publik.