Zhegrova refuzon Atalantën, Arabia Saudite bëhet opsion pas Juventusit
Pas aventurës te Juventusi, Edon Zhegrova raportohet se ka refuzuar mundësinë e transferimit te Atalanta, ndërsa Arabia Saudite është shfaqur si një opsion për vazhdimin e karrierës së tij.
Sipas gazetarit të merkatos Fabrizio Romano, futbollisti nga Kosova është njëri nga tre kandidatët që Al-Ittihad po shqyrton për përforcimin e krahut të sulmit.
Zhegrova raportohet se është i hapur ndaj mundësisë për t’u transferuar te klubi saudit. Ideja e një aventure në Arabinë Saudite thuhet se e tërheq, duke e bërë Al-Ittihadin një nga opsionet e përmendura për të ardhmen e tij.