Nelson Hysa e mbyll duelin me nokaut dhe ruan titullin e WBO-së
Nelson Hysa ka shënuar një tjetër fitore në ring, duke e mposhtur Thomas Narmon me nokaut dhe duke mbetur kampion i WBO Global Heavyweight.
Dy boksierët e peshave të rënda u përballën sonte në “O2 Arena” të Londrës, në një duel të shumëpritur mes dy sportistëve që nuk kishin pësuar humbje.
Hysa zhvilloi një paraqitje spektakolare dhe e përfundoi duelin para kohe, duke ruajtur titullin e tij në kategorinë e peshave të rënda.