Përmbytjet në Nepal, bilanci rritet në të paktën 734 të vdekur
Të paktën 734 persona kanë humbur jetën në Nepal si pasojë e përmbytjeve të shpejta, të shkaktuara nga reshjet e dendura të së mërkurës. Bilanci i viktimave është rritur nga 675, sa ishte raportuar një ditë më parë.
Përmbytjet kanë goditur rëndë zona të Nepalit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po përballen me terren të vështirë dhe reshje të vazhdueshme. Këto kushte po e vështirësojnë operacionin për gjetjen dhe shpëtimin e personave të prekur.
Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar për rritjen e nivelit të ujit në lumin Bhote Koshi dhe u kanë kërkuar banorëve të zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar.