Foto: Sot në Malishevë mbahen homazhe për policin Altin Kryeziu

Sot në Malishevë mbahen homazhe për policin Altin Kryeziu

Në Malishevë sot mbahen homazhe në nderim të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën nga plagët e marra pasi u godit nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës.

Homazhet do të zhvillohen në vendin ku kishte ndodhur aksidenti, duke rikujtuar ngjarjen në të cilën polici u plagos gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit, ceremonia do të fillojë në orën 19:30. Homazhet janë organizuar për nder të Altin Kryeziut pas vdekjes së tij nga plagët e marra në aksident.