Protestë e madhe në Hamburg kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Një numër i madh bashkatdhetarësh janë mbledhur sot në Hamburg të Gjermanisë, në një protestë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me vendimin, me të cilin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vite burgim.
Protesta në Hamburg është pjesë e mobilizimit të shqiptarëve nga vende të ndryshme të botës kundër këtij aktgjykimi. Në tubim është shprehur edhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera jashtë Kosovës. Në Helsinki të Finlandës, bashkatdhetarë janë mbledhur për të kundërshtuar vendimin, pavarësisht shiut dhe të ftohtit.