Dhuna në parkingun e LC Waikiki në Prishtinë, Policia nis rastin
Një incident mes një çifti bashkëshortor në parkingun e LC Waikiki, në rrugën “Elez Berisha” në Prishtinë, ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe inicimin e një rasti për “Dhunë në familje”.
Rasti është raportuar më 29 gusht, rreth orës 15:00, pasi Policia mori informacion se një burrë po e rrihte një grua në parking. Sipas dëshmisë së një dëshmitareje, burri e kishte tërhequr gruan për flokësh dhe e kishte goditur në fytyrë.
Njësia policore ka dalë në vendngjarje pas marrjes së informacionit. Incidenti mes çiftit është proceduar si rast i dhunës në familje, ndërsa detajet e tjera të ngjarjes nuk janë bërë të ditura në informacionin e publikuar.