Foto: 25-vjeçari turk dyshohet se kërcënoi dy persona në një lokal në Prishtinë

25-vjeçari turk dyshohet se kërcënoi dy persona në një lokal në Prishtinë

Një incident serioz ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku një shtetas turk dyshohet se ka kërcënuar dy persona me një mjet të mprehtë brenda një lokali.

Sipas të dhënave për rastin, ngjarja ka ndodhur në lokalin “Mobi Shop Qendra”. I dyshuari, 25-vjeçar, dyshohet se kishte maskë në fytyrë dhe mjetin e mprehtë në dorë kur ua drejtoi atë dy personave, duke i kanosur.

Rasti është raportuar rreth orës 22:10. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të trajtuar incidentin dhe për të mbledhur informacionet fillestare lidhur me atë që kishte ndodhur në lokal.