Foto: Tërhiqen përkohësisht 48 barna nga tregu i Kosovës pas shkeljeve kritike

Tërhiqen përkohësisht 48 barna nga tregu i Kosovës pas shkeljeve kritike

Dy fabrika në Indi, ku prodhohen barna të pranishme në tregun e Kosovës, janë përballur me 10 shkelje kritike të konstatuara gjatë inspektimit. Pas këtyre gjetjeve, 48 produkte medicinale janë urdhëruar të tërhiqen përkohësisht nga tregu i Kosovës.

Lista përfshin barna të njohura dhe të përdorura në trajtimin spitalor, mes tyre Adrenaline, Ceftriaxone, Meropenem, Vancomycin, Diazepam dhe Midazolam.

Në listë gjenden edhe Furosemide, Gentamicin, Tramadol dhe Sevoflurane, si dhe dhjetëra produkte të tjera medicinale të të njëjtit prodhues.

Tërheqja e përkohshme lidhet me mangësitë serioze të konstatuara në dy njësitë prodhuese. Vendimi prek një numër të madh barnash që përdoren në kujdesin spitalor në Kosovë.