Foto: Arrestohet në SHBA 56-vjeçari shqiptar, akuzohet për abuzim seksual me të mitur

Arrestohet në SHBA 56-vjeçari shqiptar, akuzohet për abuzim seksual me të mitur

Një 56-vjeçar shqiptar, Hasan Billa, është arrestuar në SHBA nën akuzën për abuzim seksual me të mitur. Arrestimi u njoftua nga Zyra e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Boston.

Sipas njoftimit të ICE, Billa, banues në Wolcott, u arrestua më 3 shtator gjatë një operacioni të synuar të zbatimit të ligjit. Autoritetet amerikane thanë se ai ndodhej ilegalisht në SHBA.

Billa përballet me akuza shtetërore që janë në pritje të procedimit. Sipas ICE, këto akuza lidhen me një operacion të fshehtë të zhvilluar më 28 maj, në kuadër të hetimeve për shfrytëzimin e fëmijëve në Hartford.