Policia gjermane përfshihet në kërkimin e autorit të të shtënave në Zvicër
Policia gjermane është përfshirë në kërkimin e autorit të të shtënave që ndodhën në Schachen të Aaraut, në Zvicër, gjatë një aktiviteti muzikor. Ngjarja la një person të vdekur dhe pesë të tjerë të plagosur.
Disa nga të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda. Të shtënat ndodhën mbrëmjen e kaluar në zonën ku po mbahej aktiviteti muzikor.
Një zëdhënës i policisë së Freiburgut tha se përfshirja e policisë gjermane është “një procedurë rutinë brenda kuadrit të bashkëpunimit policor”. Kërkimi për autorin vijon në kuadër të këtij bashkëpunimi.