Përmbyset trageti me 267 persona pranë Qipros
Një traget pasagjerësh me 267 persona në bord është përmbysur të dielën pranë Qipros Veriore, pak pasi ishte nisur nga porti i Kyrenias.
Sipas autoriteteve lokale, në traget ndodheshin 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Trageti po udhëtonte drejt portit turk Taşucu, në provincën e Mersinit, kur nisi të merrte ujë rreth 7.5 kilometra larg bregut.
Ministri i Transportit i administratës së Qipros Veriore, Erhan Arıklı, deklaroi se rreth 100 persona janë evakuuar dhe nxjerrë në breg. Në zonë janë angazhuar ekipe kërkim-shpëtimi dhe shërbime mjekësore, ndërsa ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për viktima ose persona të zhdukur.