Cllevio ndalohet në Malpensa, anulon performancën në Zvicër
Cllevio është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Malpensës, në Milano, gjatë udhëtimit të tij drejt Zvicrës. Për pasojë, reperi nuk ka mundur të vazhdojë rrugëtimin dhe ka anuluar performancën e planifikuar.
Artisti kishte planifikuar të performonte gjatë mbrëmjes në eventin “Rinora 4”. Megjithatë, udhëtimi i tij u ndërpre gjatë qëndrimit në aeroportin italian, duke bërë të pamundur pjesëmarrjen e tij në aktivitetin në Zvicër.
Cllevio publikoi pamje nga aeroporti, ku shiheshin valixhet e tij në një hapësirë pritjeje. Për ndalimin nuk janë dhënë detaje të tjera, ndërsa performanca e planifikuar në Zvicër mbetet e anuluar.