Foto: Edi shfaqet me fashë në kokë pas aludimeve për përplasje me Jozin

Edi shfaqet me fashë në kokë pas aludimeve për përplasje me Jozin

Edi është shfaqur me fashë në kokë në Tiranë, një ditë pasi në rrjetet sociale u përhapën aludimet për një përplasje fizike me Jozin. Pamjet e para të tij kanë rikthyer vëmendjen te ngjarja e përfolur.

Ditën e djeshme, rrjetet sociale u përfshinë nga pretendimet se dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova” mund të jenë përfshirë në një përleshje. Megjithatë, vetë pamjet e Edit me fashë nuk japin hollësi për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Spekulimet nisën pas deklaratave të Fire gjatë disa transmetimeve LIVE. Ai pretendoi se kishte informacione lidhur me momentin e ngjarjes dhe se kishte parë edhe një video të përballjes.