Shoferi i taksisë shkaktoi aksident te “Plepat”, goditi motorin e Woltit
Një aksident është shkaktuar në zonën e “Plepave” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë taksi dhe një motor i Woltit. Detajet e reja tregojnë se përplasja ndodhi gjatë një manovre të taksisë.
Shoferi i taksisë po tentonte të bënte një kthim gjysmë-rrethor, me ç’rast goditi motorin e Woltit që po lëvizte në rrugë.
Raportohet se pas aksidentit drejtuesi i motorit është parë i shtrirë në tokë. Për gjendjen e tij shëndetësore ende nuk ka informacion zyrtar të publikuar.