Foto: Kroacia i kërkon NATO-s vëmendje ndaj armatosjes së Serbisë

Kroacia i kërkon NATO-s vëmendje ndaj armatosjes së Serbisë

Kroacia ka ngritur shqetësime te NATO-ja dhe aleatët e saj për armatosjen e Serbisë, duke kërkuar vëmendje ndaj zhvillimeve që lidhen me sigurinë në rajon.

Ermina Lekaj-Përlaskaj, këshilltare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, ka thënë se Zagrebi nuk dëshiron tensione dhe se nuk ka frikë. Sipas saj, qëndrimi i Kroacisë lidhet me përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve të saj.

Lekaj-Përlaskaj ka deklaruar gjithashtu se Kroacia e sheh si detyrim të punojë për mbrojtjen e vendit nga kërcënimet potenciale. Shqetësimet janë ngritur në një kohë kur armatosja e Serbisë dhe rritja e kapaciteteve të saj ushtarake kanë shkaktuar shqetësime në disa vende të rajonit.