Foto: Marshi për Drejtësi në Gjenevë rikthen kërkesën për të zhdukurit e Kosovës

Marshi për Drejtësi në Gjenevë rikthen kërkesën për të zhdukurit e Kosovës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, sot në Gjenevë u mbajt “Marshi për Drejtësi”, një aktivitet paqësor para selisë së Kombeve të Bashkuara. Pjesëmarrësit përkujtuan viktimat e luftërave dhe kërkuan drejtësi për familjet që ende presin përgjigje për fatin e të dashurve të tyre.

Një nga kërkesat kryesore të marshimit ishte angazhimi më i madh ndërkombëtar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe vendosjen e drejtësisë. Në këtë mënyrë, aktiviteti riktheu në vëmendje edhe rastet e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Në marshim morën pjesë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër, si dhe përfaqësues të komuniteteve të prekura nga luftërat dhe konfliktet në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Ukrainë, Palestinë, Kili, Argjentinë dhe vende të tjera.