Sot varroset Bajram Arifaj, humbi jetën pas aksidentit në Jashanicë
Bajram Arifaj përcillet sot për në banesën e fundit në fshatin Shtupel të Klinës, pasi ndërroi jetë nga plagët e marra në një aksident trafiku në Jashanicë.
Aksidenti kishte ndodhur më 14 gusht. Pas ngjarjes, Arifaj ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte qëndruar rreth dy javë në koma.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi do të zhvillohet në varrezat e Lagjes Bakaj, në Shtupel të Klinës.