Foto: Arrestohet 45-vjeçarja pas incidentit me sëpatë në parkun e Prishtinës

Arrestohet 45-vjeçarja pas incidentit me sëpatë në parkun e Prishtinës

Një 45-vjeçare është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka ndjekur fëmijët me sëpatë dhe ka dëmtuar pajisjet e një parku ku ata po qëndronin.

Rasti ka ndodhur më 30 gusht, rreth orës 18:30, në rrugën “Vushtrria” në kryeqytet. Policia e Kosovës ka intervenuar pas marrjes së informatës për incidentin në parkun e fëmijëve.

Sipas Policisë, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarën. Gjatë intervenimit, nga ajo është sekuestruar edhe një sëpatë, e cila dyshohet se është përdorur në incident.

Pas koordinimit me prokurorin kujdestar, e dyshuara është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar për veprat “Kanosje” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Ngjarja mbetet nën procedurë hetimore.