Foto: Granata në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

Granata në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

Një mjet i dyshuar si granatë është hedhur në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, duke shkaktuar dëme në muret e dy shtëpive dhe në një automjet. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 30 gusht, rreth orës 01:10. Dy ankues kanë deklaruar se persona të panjohur e kanë hedhur mjetin shpërthyes në oborrin e shtëpisë së njërit prej tyre.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas incidentit. Deri tani, nuk janë bërë të ditura identitetet e personave që dyshohet se e kanë hedhur granatën.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po trajtohet nga Policia.