Foto: Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për barrikadat në veri, shtyhet seanca

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për barrikadat në veri, shtyhet seanca

Procedura ndaj Millosh Radosavljeviqit dhe Dushan Dobraqit është veçuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës fillestare të gjykimit për barrikadat e vitit 2022 në Komunën e Zveçanit.

Dy të akuzuarit kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë. Për këtë arsye, çështja e tyre do të trajtohet veçmas nga procedura ndaj të akuzuarve të tjerë në këtë rast.

Seanca është shtyrë. Paraprakisht ishte bërë e ditur se në seancë mungonte i akuzuari Nenad Orloviq, ndërsa mungonte edhe avokati Bogdan Llaziq, mbrojtës i të akuzuarit Sërgjan Vuçiniq.