KFOR-i viziton personelin në Mitrovicë, përmendet përshtatja e pranisë
Udhëheqës të lartë nga KFOR-i vizituan së fundmi personelin që vepron në Mitrovicë, përfshirë zonën te Ura e Ibrit. Për vizitat njoftoi Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate e NATO-s në Napoli.
Sipas njoftimit, vizita u bë për të theksuar praninë e vazhdueshme të KFOR-it dhe ndërgjegjësimin për situatën në veriun e Kosovës.
Komanda e NATO-s në Napoli përmendi gjithashtu përshtatjen e pranisë së KFOR-it në atë zonë. Njoftimi e lidhi këtë me operacionet e sigurisë dhe angazhimin e rregullt me komunitetin.