Bekim Sejdiu për president, raportohet për pajtim mes LVV-së dhe LDK-së
Bekim Sejdiu është emri që po përflitet si kandidat i mundshëm për presidentin e ardhshëm të Kosovës, ndërsa raportohet për një dakordim në parim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas raportimit, kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, si dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që Sejdiu të jetë kandidati për këtë post.
Sejdiu është ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe përmendet si figurë me përvojë në drejtësi. Emri i tij është bërë pjesë e zhvillimeve politike që lidhen me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.