Foto: Marrëveshja VV-LDK për presidentin, tani pritet hapi në Kuvend

Marrëveshja VV-LDK për presidentin, tani pritet hapi në Kuvend

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për president të Republikës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar dakordimin si një hap shumë të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.

Sipas Haxhiut, pas marrëveshjes, hapi i radhës është përmbyllja e procesit në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës.