Foto: E ardhmja e Zhegrovës te Juventusi në pikëpyetje, caktohet çmimi

E ardhmja e Zhegrovës te Juventusi në pikëpyetje, caktohet çmimi

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi është bërë gjithnjë e më e pasigurt, pasi futbollisti kosovar nuk po gjen hapësirën e dëshiruar në skuadrën italiane. Në këto rrethana, Zhegrova është lidhur me një largim nga klubi, i cili tashmë ka caktuar edhe çmimin e tij.

Reprezentuesi kosovar është aktivizuar vetëm 20 minuta në ndeshjen kundër Frosinones. Në përballjen ndaj Parmës, ai nuk luajti për shkak të një problemi fizik.

Minutazhi i kufizuar dhe mungesa në ndeshjen e fundit e kanë lënë të pasigurt vazhdimin e tij te Juventusi. Megjithatë, fakti i konfirmuar deri më tani është se klubi italian ka përcaktuar vlerën e kartonit të Zhegrovës, ndërsa e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje.