Marrëveshja për presidentin, kush e mbështet Bekim Sejdiun dhe kush jo?
Emri i Bekim Sejdiut si kandidat për president të Kosovës ka sjellë reagime të ndryshme në skenën politike. Kandidatura e tij është dakorduar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka mirëpritur kandidaturën. Mbështetje të fuqishme i ka dhënë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila e ka cilësuar Sejdiun si figurë me integritet dhe potencial unifikues.
Sejdiu nuk ishte ndër figurat më të ekspozuara politike për publikun e gjerë, ndërsa kandidatura e tij tashmë është bërë pjesë e zhvillimeve kryesore në skenën politike.