Përparim Rama akuzon Qeverinë Kurti se po dënon komunat që s’e votuan VV-në
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit se po i përdor institucionet kundër qytetarëve. Ai i bëri këto deklarata para nisjes së protestës te Qeveria e Kosovës.
Rama ka thënë se qytetarët e komunave që nuk e kanë votuar Vetëvendosjen po dënohen për shkak të zgjedhjes së tyre politike. Sipas tij, kjo qasje po ndikon në raportet mes institucioneve qendrore dhe komunave.
“Vetëvendosje po i përdor institucionet kundër qytetarëve. Nuk mund të centralizohen të gjitha proceset”, ka thënë Rama.
Kryetari i Prishtinës e ka cilësuar centralizimin e proceseve si komunizëm, duke shtuar se vendit nuk i duhet një sistem i tillë. Deklaratat e tij u bënë në prag të protestës së paralajmëruar pranë Qeverisë së Kosovës.