Gjini: Aleanca nuk do ta votojë Bekim Sejdiun për president
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij nuk do ta votojë Bekim Sejdiun për president të Kosovës. Sejdiu është kandidati i propozuar nga LDK-ja dhe LVV-ja për këtë post.
Gjini ka thënë se qëndrimi i Aleancës është i qartë që nga 7 qershori. Sipas tij, partia nuk e sheh veten të obliguar nga marrëveshjet që mund të arrijnë partitë e tjera politike.
“Qëndrimi i Aleancës është i qartë që prej datës 7 qershor. Ne nuk kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshjeje që bëjnë dy parti politike të tjera”, ka thënë Gjini, duke folur për qëndrimin e partisë së tij lidhur me zgjedhjen e presidentit.