Foto: Trump paralajmëron se SHBA-ja do të marrë gjithë naftën e Venezuelës

Trump paralajmëron se SHBA-ja do të marrë gjithë naftën e Venezuelës

Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të marrin “të gjithë” naftën e Venezuelës, ndërsa administrata e tij ka zbardhur detaje të reja nga marrëveshja energjetike mes dy vendeve.

Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar marrëveshjen si një nga marrëveshjet më të mëdha të naftës në histori. Detajet e reja janë bërë publike vetëm pak ditë pas këtij vlerësimi.

Sipas një dokumenti të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, në qendër të marrëveshjes është vendosur kompania amerikane North American Blue Energy Partners, e njohur me shkurtesën NABEP.