Foto: Ahmeti kritikon Abdixhikun për publikimin e emrit për president

Ahmeti kritikon Abdixhikun për publikimin e emrit për president

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka kritikuar mënyrën se si u bë publik emri i Bekim Sejdiut për president, duke thënë se strukturat e LDK-së duhej të konsultoheshin paraprakisht.

Ahmeti ka deklaruar se kreu i partisë duhej ta njoftonte Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të LDK-së para publikimit të emrit. Sipas tij, Abdixhiku ka vepruar në të kundërtën.

“Është dashur të konsultohej partia. Është dashur të ketë pajtueshmëri dhe më pas të bëhej publike”, ka thënë Ahmeti. Ai ka shtuar se tani pritet të shihet qëndrimi i Grupit Parlamentar të LDK-së për emrin e Bekim Sejdiut, ndërsa beson se Kryesia do të gjejë një zgjidhje.