Foto: Aksion pranë shkollave: 20 inspektime në shtatë qytete

Aksion pranë shkollave: 20 inspektime në shtatë qytete

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar inspektime në terren për shitjen e cigareve dhe cigareve elektronike në afërsi të institucioneve arsimore.

Gjatë aksionit janë realizuar gjithsej 20 inspektime në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Ferizaj dhe Pejë.

Si rezultat i kontrolleve, tri lëndë janë dërguar në procedurë, ndërsa është shqiptuar një gjobë. Në një rast është bërë edhe sekuestrimi i cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve të tjera të ndërlidhura.

IQMT vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Sipas njoftimit, inspektimet synojnë zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe cigareve elektronike pranë shkollave.