Foto: Peja e mposht Trepçën në “Minatori”, kampionët pësojnë humbjen e parë

Peja e mposht Trepçën në “Minatori”, kampionët pësojnë humbjen e parë

Peja e ka mposhtur Trepçën me rezultat 87:81 në palestrën “Minatori”, në një ndeshje të zhvilluar të shtunën mbrëma. Për kampionët e Kosovës në basketboll, kjo ishte humbja e parë në edicionin e ri të Superligës.

Skuadra pejane e nisi më mirë takimin, duke e fituar çerekun e parë 20:16. Peja triumfoi edhe në çerekun e dytë, 27:24, dhe shkoi në pushim me epërsi prej shtatë pikësh, 47:40.

Çereku i tretë përfundoi baras, 16:16, ndërsa Trepça e fitoi dhjetëminutëshin e fundit me rezultat 25:24. Megjithatë, epërsia e krijuar më herët i mjaftoi Pejës për ta ruajtur avantazhin dhe për ta marrë fitoren.

Më efikasi te Peja ishte Trevor Moore me 21 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime. Xavier Johnson kontribuoi me 12 pikë e 13 kërcime, ndërsa te Trepça u dallua Dardan Kapiti me 15 pikë dhe katër kërcime.