Foto: Syla komenton gjashtë deputetët e LDK-së kundër Bekim Sejdiut

Syla komenton gjashtë deputetët e LDK-së kundër Bekim Sejdiut

Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dalë kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president, qëndrimi të cilin e ka komentuar gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla.

Syla ka shkruar se “roli i Bekim Sejdiut u kry” dhe e ka cilësuar zhvillimin politik si një “film”. Kandidatura e Sejdiut është paraqitur si konsensuale nga LDK-ja dhe Vetëvendosje.

Në reagimin e tij, Syla ka pretenduar se paratë për “ta luajtur këtë lojë” janë marrë nga një tender te Donika Gërvalla. Ai ka shkruar gjithashtu se i gjithë ky zhvillim ka kushtuar më shumë se 100 mijë euro.