Kida dhe Ajbi shkëmbejnë betimet në një dasmë luksoze në Romë
Pamjet e para nga dasma e këngëtares Kida dhe Ajbit janë publikuar, duke zbuluar ceremoninë e veçantë ku çifti shkëmbeu betimet në Romë.
Kida i ka dhënë fund beqarisë, ndërsa kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, Ajbin, në një ambient të përshkruar si magjik dhe luksoz.
Çifti kishte zgjedhur Romën për këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre. Ceremonia u organizua në një prej rezidencave më luksoze të kryeqytetit italian, duke i dhënë dasmës një atmosferë elegante dhe përrallore.