Foto: Ora e Pritjes nis numërimin edhe në Dyseldorf

Ora e Pritjes nis numërimin edhe në Dyseldorf

“Ora e Pritjes” ka nisur numërimin mbrapsht edhe jashtë Kosovës, ndërsa nisma në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është zhvendosur në Dyseldorf të Gjermanisë.

Një orë është vendosur në qendër të qytetit, duke shënuar për herë të parë shtrirjen e kësaj nisme në Evropë. Aktiviteti synon të shprehë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Sipas organizatorit, Hektor Beqiri, iniciativa lidhet me mbështetjen për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, si dhe me pritjen për përfundimin e procesit dhe kthimin e tyre në Kosovë. Numërimi në Dyseldorf është planifikuar të vazhdojë deri më 16 shtator.