Foto: Drift në rrugët e Malishevës, shoferi gjobitet me 150 euro

Drift në rrugët e Malishevës, shoferi gjobitet me 150 euro

Një shofer është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative pasi u filmua duke bërë “drift” në rrugët e Malishevës. Pamjet tregojnë një veprim të rrezikshëm me automjet, për të cilin është shqiptuar masa ndëshkuese.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është evidentuar më 27 gusht, rreth orës 21:50, në rrugën “Ibrahim Mazreku”. Pamjet e veprimit ishin publikuar dhe shpërndarë në rrjete sociale nga një portal informativ.

Pas publikimit të videos, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Malishevë ndërmorën veprime për identifikimin e automjetit dhe shoferit. Policia bëri të ditur se, sipas pamjeve, automjeti ishte nisur me shpejtësi të vrullshme, duke shkaktuar rrëshqitje dhe rrotullim të rrotave në vend, si dhe zhurmë të panevojshme.