Foto: Në Janjevë arrestohet 38-vjeçari, dyshohet për profilin e rremë të 16-vjeçares

Në Janjevë arrestohet 38-vjeçari, dyshohet për profilin e rremë të 16-vjeçares

Një 38-vjeçar është arrestuar në Janjevë nën dyshimin se qëndron prapa një profili të rremë në TikTok, të hapur në emër të një 16-vjeçareje. Në telefonin e të dyshuarit, policia ka gjetur dëshmi që lidhen me rastin.

Sipas të dhënave të rastit, bëhet fjalë për Imad Gradina, i lindur në vitin 1988. Rasti lidhet me keqpërdorimin e identitetit të të miturës në rrjetet sociale.

Ngjarja është denoncuar më 1 shtator, rreth orës 09:50, kur 16-vjeçarja është paraqitur në polici e shoqëruar nga prindi i saj. Ajo kishte vërejtur se në TikTok ishte hapur një profil me emrin dhe fotografitë e saj.

Disa nga fotografitë, sipas përshkrimit të rastit, dyshohet se ishin manipuluar përmes inteligjencës artificiale, duke e paraqitur vajzën së bashku me një mashkull.

16-vjeçarja i ka drejtuar dyshimet te Gradina, duke deklaruar se edhe më herët ai dyshohet se kishte hapur një profil të rremë në emrin e saj, i cili më pas ishte fshirë.