Foto: Infermierja sulmohet gjatë intervenimit në shtëpi në Prishtinë

Infermierja sulmohet gjatë intervenimit në shtëpi në Prishtinë

Një infermiere e QKMF-së në Prishtinë është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në lagjen Kalabria. Ajo kishte shkuar në një shtëpi për t’ia pastruar plagën pacientit, kur intervenimi mjekësor përfundoi në sulm ndaj saj.

Rasti ka ndodhur më 26 shtator, rreth orës 12:00, në rrugën “Pandeli Sotiri” në Prishtinë. Sipas të dhënave të bëra publike, infermierja ishte në atë adresë për të ofruar trajtim dhe për t’ia pastruar plagën pacientit.

Sulmi është raportuar disa orë më vonë në Stacionin Policor Jugu. Rasti lidhet me një infermiere që ishte duke kryer detyrën zyrtare gjatë intervenimit në shtëpi.