Foto: Dy ligjvënës amerikanë kërkojnë përjashtimin e partisë së Vuçiqit

Dy ligjvënës amerikanë kërkojnë përjashtimin e partisë së Vuçiqit

Dy ligjvënës amerikanë i kanë kërkuar Partisë Popullore Evropiane, EPP, që të përjashtojë Partinë Progresive Serbe, SNS, të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, nga familja politike evropiane.

Kongresmeni republikan Joe Wilson dhe senatori Roger Wicker ia kanë dërguar këtë kërkesë në një letër presidentit të EPP-së, Manfred Weber. Në letër kërkohet që SNS-së t’i revokohet statusi i anëtarit të asociuar në këtë organizatë.

Wilson dhe Wicker kanë kërkuar gjithashtu ndërprerjen e bashkëpunimit me partinë e Vuçiqit. Kërkesa e tyre synon ndryshimin e statusit të SNS-së brenda EPP-së, ku partia është pjesë e familjes politike evropiane si anëtare e asociuar.