Abdixhiku i ashpër ndaj gjashtë deputetëve për çështjen e presidentit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të kësaj partie ndaj Bekim Sejdiut si propozim për president. Reagimi i tij u bë përmes një postimi në Facebook.
Abdixhiku e cilësoi Sejdiun si propozim të LDK-së, ndërsa në reagimin e tij shprehu pakënaqësi ndaj deputetëve që dolën kundër këtij qëndrimi.
“Për çfarë po rrahin gjoks?”, shkroi Abdixhiku, duke iu drejtuar gjashtë deputetëve. Reagimi i tij lidhet drejtpërdrejt me mospajtimin brenda grupit parlamentar të LDK-së rreth propozimit për president.