Irani lëshon raketa dhe dronë kundër objektivave amerikane
Irani ka lëshuar raketa dhe dronë kundër caqeve ushtarake amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme më 2 shtator, duke u zotuar për pasoja “të rënda” pas sulmeve të reja amerikane kundër Republikës Islamike.
Mediat shtetërore iraniane thanë se Teherani ka goditur me raketa balistike objektiva amerikane në Jordani. Ushtria jordaneze njoftoi se 13 raketa iraniane hynë në hapësirën ajrore të vendit, ndërsa 10 prej tyre u penguan dhe tri ranë në zona të thella.
Nga këto sulme nuk është raportuar për viktima. Për sulme iraniane me raketa dhe dronë u raportua edhe në Kuvajt dhe Bahrein.
Ushtria e Kuvajtit tha se mbrojtja ajrore e saj reagoi ndaj raketave dhe dronëve armiqësorë. Bahreini njoftoi se sistemet e tij të mbrojtjes ajrore penguan dhe shkatërruan dronë iranianë.