Mësimi nisi pa tekste për shumë nxënës, kritikohet Ministria
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim për mënyrën se si ka nisur viti i ri shkollor, pasi një numër i madh nxënësish, sipas informatave të pranuara nga drejtorët komunalë të arsimit, kanë nisur mësimin pa tekste shkollore.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit, Sazan Ibrahimi, ka thënë se problemet nuk lidhen vetëm me tekstet. Sipas tij, shkollave u mungon edhe dokumentacioni i nevojshëm shkollor dhe kurrikular.
Asociacioni i Komunave e ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për këto probleme në fillim të vitit shkollor. Institucioni ka vlerësuar se çështjet që lidhen me tekstet dhe dokumentacionin është dashur të përfundoheshin para nisjes së mësimit.