Lyrical Son fton shqiptarët në marshin e 12 shtatorit në Prishtinë
Lyrical Son ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë. Reperi e ka përcjellë ftesën përmes një videoje të publikuar në InstaStory.
Sipas thirrjes së tij, qytetarët pritet të mblidhen nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu”. Ai u ka bërë apel shqiptarëve, kudo që ndodhen, t’i bashkohen marshit qytetar.
Marshi organizohet nga platforma “Liria ka Emër” në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim dhe po gjykohen në Hagë.
Në mesazhin e tij, Lyrical Son e ka lidhur pjesëmarrjen me mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Marshi zhvillohet në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.