Vdekja e Laurent Krasniqit trondit BBVK-në, ish-banorët reagojnë
Laurent Krasniqi, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova 3” dhe TikToker i njohur, është ndarë nga jeta gjatë natës pas një aksidenti të rëndë me motor.
Lajmi tragjik ka tronditur familjarët, miqtë dhe publikun që e kishte njohur përmes rrjeteve sociale dhe pjesëmarrjes së tij në BBVK.
Laurenti ishte bërë i afërt për shumë shikues gjatë eksperiencës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Natyra e tij e çiltër, pozitiviteti dhe afërsia me njerëzit janë veçuar si tipare që do të mbahen mend.
Pas lajmit për vdekjen e tij, disa prej ish-banorëve të BBVK-së kanë reaguar përmes rrjeteve sociale. Ata e kanë kujtuar Laurentin me fjalë prekëse dhe kanë shprehur ngushëllime për familjen e tij.