Foto: Zemaj e sfidon Abdixhikun live: “Pse nuk po hyni në qeveri?”

Zemaj e sfidon Abdixhikun live: “Pse nuk po hyni në qeveri?”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i ka drejtuar një pyetje live kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut, gjatë një interviste televizive.

Përmes një mesazhi dërguar drejtuesit të emisionit në Kanal 10, Zemaj e pyeti Abdixhikun: “Nëse po thoni që Bekim Sejdiu është i LDK-së, pse s’po hyni në qeveri?”.

Zemaj sqaroi se këtë çështje e kishte ngritur edhe në grupin parlamentar, por tha se nuk kishte deklaruar se do ta votonte qeverinë ose se dëshironte të bëhej pjesë e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Abdixhiku u përgjigj se çështje të tilla nuk i diskuton publikisht me deputetët e partisë. “I kemi organet tona, s’e bëj këtë komunikim në studio politike. E bëj në kryesi, aty janë të hapura diskutimet”, tha ai.