Foto: Gërmimet për të zhdukurit vazhdojnë në Kosovë, ja ku do të punohet

Gërmimet për të zhdukurit vazhdojnë në Kosovë, ja ku do të punohet

Gërmimet për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë po vazhdojnë në disa pjesë të vendit, ndërsa deri në fund të vitit pritet të punohet edhe në tre deri në katër lokacione të tjera.

Gjatë vitit 2026, rreth 20 lokacione janë trajtuar për gërmime vlerësuese, në kuadër të përpjekjeve për të zbardhur fatin e personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Aktualisht, gërmimet po zhvillohen në një lokacion mes Kaçanikut dhe Shtërpcës. Këtë e ka bërë të ditur Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili ka thënë se në agjendë janë edhe disa lokacione të tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës.