Foto: Leonard Muja caktohet ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Leonard Muja caktohet ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Leonard Muja është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Muja, specialist i pulmologjisë, është djali i axhës së ministrit Armend Muja.

Vendimi për emërimin e tij është marrë nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), pas pezullimit të ish-drejtorit të këtij spitali, Gëzim Berisha.

Leonard Muja do ta ushtrojë detyrën e drejtorit deri në marrjen e një vendimi të ri për udhëheqjen e institucionit shëndetësor. Lidhjen familjare me ministrin Armend Muja, ai e kishte konfirmuar publikisht edhe në vitin 2022, kur kishte kandiduar për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës.