Shkollat nisin mësimin pa ditarë, ministria premton zgjidhje
Shkollat në vend e kanë nisur mësimin pa ditarët e rinj shkollorë, ndërsa ministria ka premtuar se do të gjejë një zgjidhje për këtë problem.
Në raftet e mësimdhënësve, sipas të dhënave të publikuara, gjenden vetëm ditarët e vjetër. Ditarët për vitin e ri shkollor ende nuk u janë dorëzuar shkollave.
Mungesa ka bërë që mësuesit të mos kenë ku t’i shënojnë orët e zhvilluara dhe të evidentojnë mungesat e nxënësve në ditët e para të mësimit.
Ministria e ka arsyetuar situatën me angazhimin e një operatori më të lirë, ndërsa ka paralajmëruar zgjidhje për furnizimin e shkollave me ditarët e rinj.