Foto: Kamerat çojnë te i dyshuari për vjedhjen e armëve, bastiset Mazgiti

Kamerat çojnë te i dyshuari për vjedhjen e armëve, bastiset Mazgiti

Hetimet për vjedhjen e armëve në Vushtrri kanë marrë një kthesë të rëndësishme. Pamjet e kamerave kanë çuar Policinë te një person i dyshuar, ndërsa veprimet e mëtejshme kanë rezultuar me një bastisje në Mazgit të Obiliqit.

Rasti lidhet me vjedhjen e dy pushkëve dhe dhjetëra fishekëve nga një shtëpi në Vushtrri. Gjatë bastisjes në Mazgit, Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni.

Vjedhja kishte ndodhur më 27 gusht, në rrugën “Murat Rashica” në Vushtrri, në shtëpinë e B. Zhvillimi i fundit i hetimeve ka orientuar autoritetet drejt një të dyshuari dhe ka çuar në gjetjen e arsenalit të sekuestruar në Mazgit.